Presidenti Thaçi takohet në fitnes me Bujën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar në fitnes ish-anëtarin e PDK-së, Shukri Bujën. Në këtë takim që i ngjan takimit rastësor, presidenti nuk ka ngurruar ta bëjë një fotografi me anëtarin e thjeshtë të Nismës.

Postimin në Facebook e ka shpërndarë drejtori ekzekutiv i Postës së Kosovës me mbishkrimin: “Presidenti në formë si gjithmonë, Shuki dihet, unë ka mundohem”.

Shukri Buja ishte larguar nga Partia Demokratike e Kosovës, për t’iu bashkuar Nismës Socialdemokrate më 17 gusht të vitit të kaluar.

Pas shumë vite që kishin qëndruar së bashku, Buja në ditën që i ishte bashkuar Nismës kishte thënë se në PDK i ishin mbyllur të gjitha shtigjet.

“Pas një periudhe bukur të gjatë sot jo lehtë e pa vështirësi, pas mbylljes së të gjitha shtigjeve, gjeta një shteg te bashkëluftëtarët e mi, dhe po eci bashkë me ta në drejtim të realizimit të synimeve të qytetarëve. Iu bashkova Nismës sepse këtu gjeta bashkëveprimtarët e mi që i njoh prej kohësh. Tash e tutje do të ecim bashkë”, kishte deklaruar ai në ditën që kishte ndërruar partinë./Gazetaobserver/.