Presidenti Trump pas pak pritet ti drejtohet Kombit amerikan

0
220

Presidenti Trump ka mbledhur në Shtëpi të Bardhë këshilltarët më të lartë të tij, të cilët janë duke bërë përgatitjet e fundit në këto orë që ai ti adresohet kombit pasi Irani goditi me raketa forcat e SHBA-ve në Irak sonte.

Ende nuk dihet koha e saktë kur ai do ti adresohet –mund të shtyhet, pasi që ende janë duke u mbledhur informacionet-por dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë i kanë thënë CNN-it se ai është duke e përgatitur planin për fjalimin që ai do ta mbaj në Zyrën Ovale sonte.

Sipas CNN, deri me tani nuk dihet se a ka apo jo viktima amerikane nga sulmi në dy bazat ajrore. /GazetaExpress/