Presidentja e Kroacisë: Dënimi i Karaxhiqit, gjykim përfundimtar i politikës serbomadhe

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç ka dalë me një reagim publik, pas dënimit me buzrg të përjetshëm nbdaj Radovan Karaxhiqit, nga Tribunali i Hagës.

“Vendimi i sotëm është një gjykim përfundimtar i njërit prej ideologëve kryesor dhe zbatuesit të politikës serbomadhe, të cilët nuk hezituan për gjenocid dhe krime të tjera më të rënda ndërkombëtare kundër kroatëve dhe boshnjakëve, me qëllim të krijimit të Serbisë së Madhe.

Vendimi nuk mund të kthejë në jetë dhjetëra mijëra viktima dhe të lehtësojë dhimbjen e familjeve dhe të mbijetuarve, por duhet të shërbejë si një paralajmërim i përhershëm i rrezikut nga kjo politikë.”

Lini një Përgjigje