Menu Mbylle

Presidentja e Kroacisë kujton 30 vjetorin e fjalimit të Millosheviqit në Kosovë – Kemi fituar kundër projektit për “Serbinë e Madhe”

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, ka kujtuar datën e djeshme, 28 qershorin, duke përmendur vitin 1914 në të cilin ndodhi vrasja e Duka Ferdinand dhe vitin 1989, ku kasapi i Ballkanit, nga Gazimestani njoftoi për një betejë të re në Kosovë.

“Qershor 28.- dita e tragjedisë dhe moralit! 1914.- Vrasja e Duka Ferdinand tërhoqi Evropën dhe botën në luftën e parë botërore, në të cilën populli kroat, as fajtor as borxh nuk kishin, por pagoi një çmim të madh.

1989.- Saktësisht tridhjetë vjet më parë, Sllobodan Millosheviç njoftoi në Kosovë një betejë të re, duke theksuar se as forcat e armatosura nuk janë të përjashtuar. Ishte një deklaratë e luftës ndaj kroatëve dhe popujve tjerë fqinj në emër të “Serbisë së Madhe”. Por populli kroat ka fituar! Unë shpresoj se mësimet janë nxjerrë nga të gjithë ata që kanë nevojë t’i nxjerrin.

https://www.facebook.com/308923469174619/posts/2266347893432157/