Prishtina deklason FC Europa, ecën tutje në Ligën e Evropës

0
515
FC Prishtina e ka fituar me rezultat të thellë 5:0 përballjen e fazës para-kualifikuese të Ligës së Evropës ndaj kundërshtarit nga Gjibraltari, FC Europa.
Skuadra nga kryeqyteti e hapi llogarinë e golave veç nëntë minuta pas nisjes së takimit përmes mbrojtësit veteran Armend Dallku, i cili shënoi nga pika e bardhë.
Golin e dytë bardhekaltrit e shënuan në minutën e trembëdhjetë të takimit, pasi Mankenda gjeti rrjetën e kundërshtarit. Po i njëjti futbollist shënoi edhe në minutën e 35-të.
Me epërsinë prej tre golave prishtinasit shkuan në pushim, nga i cili nuk u kthyen aspak të vetkënaqur, pasi qysh në nisje të pjesë së dytë treguan se duan akoma gola.
Në minutën e 59-të, Ahmed Jonuzi shënoi golin e katërt, që tregoi qartë dominimin e skuadrës prishtinase, ndërsa të pestin gol në këtë përballje  e shënoi Mergim Pefqeli.
Kjo fitore i siguron Prishtinës kalimin në fazën tjetër të Ligës së Evropës, pasi ndeshja e parë e zhvilluar në Gjibraltar pati përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.