Prishtina dhe Tirana në mesin e 19 destinacioneve të reja për t’u vizituar

‘Evropa në Zhvillim’ ka zgjedhur 19 destinacionet e reja në rajon, që ia vlen të vizitohen gjatë vitit 2019. Në këtë ueb-faqe është publikuar artikulli me vende fantastike që vlen të vizitohen. Në mesin e këtyre vendeve nuk kanë munguar Prishtina dhe Tirana
Prishtina, përshkruhet si vendi më i ri në Evropë, e që ka potencial të madh për t’u bërë një pikë e nxehtë e udhëtimeve.
“Vendi më i ri në Evropë ka potencial për t’u bërë një pikë e nxehtë e udhëtimit, sidomos për kapitalin e saj aktiv që është gjithnjë e më i arritshëm falë ardhjes së fluturimeve nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Hungaria”, thuhet në shkrimin e ‘EmerginEurope’.
Aty theksohet se skenat muzikore janë fantastike.
“Siç mund edhe të prisni nga një vend që ka prodhuar yje më së shumti në rajon-dhe ku qendra e qytetit ka gjithë energjinë dhe atë se çfarë ju dëshironi nga një vend që gjendet në pjesën tjetër të kontinentit. Dhe para se të pyesni: Prishtina është e sigurt. Në fakt është më e sigurt se shumica e kryeqyteteve evropiane. Pra, shkoni atje, para se të zbulohet nga e gjithë bota”, thuhet tutje për Prishtinën.

Tirana është përshkruar si ndoshta qyteti më i gjallë i Evropës.
Aty thuhet se të rinjtë kalojnë shumicën e kohës nëpër kafenetë e këtij vendi dhe se arti është i shfaqur në thuajse çdo rrugë.
“Vendasit miqësorë, çmimet e lira dhe mundësia për të eksploruar Shqipërinë më të gjerë (bregdeti është vetëm një orë larg me makinë, kodrat e pyllëzuara të Dajtit poashtu një orë tjetër), kësisoj e bëjnë atë një vend perfekt për një pushim veror”, shkruhet në ‘EmerginEurope’
Skanderbeg Square with his statue in Tirana – Albania
Në këtë artikull, ndër vendet e përmendura për t’u vizituar, nuk kanë munguar Ohri në Maqedoni Budva në Mal të Zi.

19 emerging European destinations to visit in 2019

Lini një Përgjigje