Prishtina fiton ndaj skuadrës nga San Marino, siguron finalen në parakualifikueset e Ligës së Kampionëve

0
83

Prishtina ka fituar ndeshjen e parë parakualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës, triumfoi me rezultat 2 me 0 ndaj Folgores, skuadrës nga San Marino, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishjte një gol i shënuar nga Endrit Krasniqit dhe një tjetër i Mendurim Hotit që i dhanë fitoren e madhe skuadrës kosovare.

Prishtina kishte edhe shumë raste të tjera gjatë kësaj ndeshje, por që nuk ia doli që ta çoi topin në rrjetë më.

Tashmë në finalen e këtye parakualifikimeve Prishtina do të takohet me skuadrën e Inter Escaldes, skuadrës nga Andora.

Kjo nuk është një skuadër e panjohur pasi që ishte takuar vitin e kaluar me Dritën, atje ku skuadra kosovare e kishte mposhtur me rezultat 2 me 1.