Prishtina fituese e Kupës së Kosovës në basketboll

Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës për vitin 2019

Prishtina e ka turpëruar Rahovecin në “Mizahir Isma” për ta fituar Kupën e Kosovës, raporton Gazeta Express.

Skuadra nga kryeqyteti dominoi gjatë gjithë takimit në sallën e sporteve “Mizahir Isma” që ishte e stërmbushur me tifozë, duke triumfuar me rezultatin 96:60.

Prishtina ishte dukshëm më e mirë se vendasit, që kanë një skuadër kryesisht me basketbollistë të rinj.

Skuadra nga Kryeqyteti, e mbylli pjesën e parë me 16 pikë diferencë, 48:32, kurse në fund diferenca shkoi deri në 36 pikë, duke triumfuar 96:60.

Sido që të jetë, Rahoveci, që fitoi të drejtën e organizimit të “Final 8”, është krenare me gjithçka që ndodhi këto ditë.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Golden Eagle Ylli dhe Ponte Prizreni luftuan për pozitën e tretë, ku triumfoi Golden Eagle Ylli, me rezultat 91:67.