Prishtina nis “luftën” ndaj koronavirusit (VIDEO)

Komuna e Prishtinës ka marrë masa të ndryshme për parandalimin e përhapjes së koronavirusi, njofton Klan Kosova.

Pjesë e këtyre masave janë dezinfektimi i autobusëve “Trafiku Urban”, objektet e komunës si dhe pjesët më të frekuentuara të qytetit.

Ata po ashtu kanë mbyllur edhe tri qendrat për të moshuar ndonëse ky vendim nuk u prit mirë nga ata, që të paktën këtu në Pejton, kalojnë pjesën më të madhe të ditës.