Prishtina triumfon ndaj ekipit uellsian Connah’s në “Fadil Vokrri”

0
61

Skuadra e Prishtinës ka fituar ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Europa Conference League.

Prishtina e ka përmbyllur pjesën e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” me iniciativën e plotë ndaj skuadrës uellsiane, Connah’s Quay Nomads.

Golin e parë e asistoi Xhevdet Shabani i cili përmes një krosimi nga korneri asistoi për Leutrim Bekteshin në min 40′.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Prishintës.

Ndërsa në pjesën e dytë, skuadrat rrezikuan më shumë, gjë që kontribuoi në shënimin e golave.

Golin e dytë e shënoi sulmuesi, Otto John i cili realizoi në min 53′ për të thelluar avantazhin.

Po rridhte minuta e 75-të ku Boshnjaku bëri një faull taktik ndaj kundërshtarit duke ndalur një aksion të rrezikshëm.

Mirëpo, në gjuajtjen e lirë, i saktë u tregua Moore i cili shënoi me një goditje befasuese zhagazi ku e zuri në befasi portierin, Nika.

Por ishte futbollisti, Endrit Krasniqi i cili nuk ka lejuar që gëzimi i golit të shënuar nga Nomads të zgjasë më shumë se dy minuta, ai shënoi golin e tretë në min 78′.

Otto John shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Prishtinën për ta lehtësuar udhëtimin në Uells. John shënoi në min 90+2.

Rezultati përfundimtar, Prishtina 4– 1 Connah’s Quay Nomads.