Problemet në lagje nxjerrin sot në protestë banorët e “Mati”-it

Sot nga ora 18:00 banorët e lagjes “Mati” në Prishtinë do të mblidhen për të protestuar për problemet me të cilat ata ballafaqohen çdo ditë.

Dren Shahini, njëri prej banorëve të kësaj lagjeje, ka thënë në Sytë 7 në Klan Kosova se për çdo javë kanë deponuar kërkesa për tubime publike të banorëve, por që nga Komuna e Prishtinës as këto nuk janë marrë me seriozitet.

“Protesta vjen si rrjedh e injorancës së udhheqësisë komunale. Vetëm një debat publik është mbajt në lagje qe shtat vjet dhe ai është mbajtur në korrikun e vitit 2016. Ne zgjohemi me zhurmën e vinçave dhe mjeteve transportuese. Lagja është kthyer në kantier ndërtimi, pa inspektime mbi zhurmën”, ka thënë Shahini.

“Rruga “Muharrem Fejza” është problemi qendror, ajo është dëmtuar tash e sa. Komuna iu ka dhënë leje ndërtuesve që të qasen në rrjet të kanalizimit dhe ujësjellësit dhe nuk kanë dalë të shohin nëse rruga është kthyer në gjendjen e mëhershme. Është prishur bazamenti i rrugës”.

“Ekziston kontrata për pastrimin e saj por kjo rrallë ndodhë. Qeverisja e re e ka marrë mandatin për ndërtimin e nëntokës. Është ndalë edhe shtypja e ujit – katet e karta kanë pasë problem. Para katër vjetësh disa rrugica janë shtruar në kocka dhe këtu ka përfunduar gjithçka”.

Shahini ka theksuar se nëse nuk ndërmerret diçka pas protestës së sotme do të nisin peticionin për shkakrimin e kryetari të komunës, Shpend Ahmeti.

“Protesta nuk ka ngjyrime partiake”.