Producenti dhe aktori Besnik Krapi ftohet në Akademinë Europiane të Filmit

Producenti dhe aktori Kosovar Besnik Krapi është i ftuari i radhës i Akademisë Europiane të Filmit.

Kontributi i tij në fushën e kinematografisë si producent dhe aktor është mjaft i njohur në rajon dhe më gjerë, njofton Qendra Kinematografike e Kosovës, përcjell Fokusi.info.

Akademia Europiane e Filmit është themeluar në vitin 1989 me drejtorin e parë Ingmar Bergman bashkë me anëtarët tjerë themelues si Pedro Almodovar, Lindsay Anderson, Bernardo Bertolucci, Sir Ben Kingsley, Andrzej Wajda, Wim Wenders etj.

Me këtë anëtarësim Kosova e rritë në 24 numrin e anëtarëve në këtë institucion prestigjioz”.

Lini një Përgjigje