Profesori universitar: LDK nuk bën të hyjë në kurthin e Kurtit

0
315

Profesori universitar dhe politologu Ardian Kastrati e ka komentuar takimin e fundit të VV me LDK. Ai krejt këtë situatë e sheh si kurth të Kurtit ndaj LDK-së.

Prononcimi i tij i plotë për rtklive:

“Nëse LDK hyn në koalicion me marrëveshje të re kalon nga ofanziva që e ka momentalisht në duar në defanzivë totale në raport me Kurtin. Në fakt, i mundëson Kurtit për realizimin e qëllimit të tij për të dalë fitues para publikut, sepse është e qartë që Kurti ka këtë qëllim dhe jo nevojat objektive të Kosovës. Ndërkohë, kur do vie momenti me u përballë me nevojat objektive qytetarëve si p.sh përballja me dialogun Kosovë – Serbi. (qysh në muajt e parë të qeverisjes) Kurti do i ndez mitralezat e tij verbal dhe makinerinë zhurmuese me linçime, duke shigjetu mes tjerëve edhe partnerin e saj në Qeveri me objektiv që prapë ai të fitojë simpatinë e publikut”, ka theksuar Kastrati.

Sipas tij, kjo do ta bënte LDK-në të fillojë t’i ngjajë Partisë së Prosperitetit Demokratik në Maqedoni.

“Këto qëllime të Kurtit janë vërejtur ende pa u bërë koalicioni kur me taktizimet, manipulimet e shantazhet në drejtim të LDK-së ka tentu që LDK-në ta fusë në dezorientim, polarizim të brendshëm dhe reduktim të votës së saj. Vetëm Isa Mustafa me votën për kryetarin e Kuvendit dhe ftesat e presidentit Thaçi i kanë zhveshë këto qëllime të Kurtit.

Në mes të egos personale dhe nevojes patologjike të Kurtit për me marrë sa ma shumë pushtet në njërën anë dhe nevojave reale të qytetarëve të Kosovës në anën tjetër, LDK si parti që i thotë vetes institucionaliste duhet të zgjedh këte të fundit. Nuk duhet lejuar që pushteti të keqpërdoret për psikoterapi nga askush”, ka thënë ai.