Programi për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

0
316

Me rastin e  20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Republikës së  Kosovës nën patronatin e Kryeministrit z. Ramush Haradinaj më 5, 6 dhe 7 Mars 2018, organizon manifestimin gjithë-popullor  ,”Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të Këshillit Organizativ.

“Këshilli Organizativ në shkallë republike i kryesuar nga ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës,  Rrustem Berisha ka përgatitur një agjendë 4 ditore  me aktivitete politike, akademike, ushtarake, kulturore dhe sportive”, thuhet në njoftim.

Me dt.03 dhe 04 mars 2018 realizohet vrapimi ,,Shtegu i Shpresës’’, nisja nga Prekazi në ora  13:00
Me 5 Mars 2018

Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë e mësimit ti kushtohet ,,Epopesë së UÇK-së’’, Komandantit Legjendarë Adem Jashari dhe familjes Jashari.
Nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në ora 10:00 do të realizohet Seanca Solemne e cila do ti kushtohet ,,Epopesë së UÇK-së’’, rënies heroike të Komandantit Legjendarë Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve të tjerë për LIRI.
Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet ceremoni ushtarake e FSK-së e përcjellë me programin kulturor dhe artistik.

Zbulimi i Mozaikut (Mozaiku me gëzhoja) të Komandantit Legjendarë Adem Jashari në Prekaz në ora

Në Tiranë duke filluar nga ora 18:00 në Muzeun Kombëtar do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmoreve dhe të rënëve për liri.

Me 6 Mars 2018

Në ora 09:00 fillon konferenca shkencore ,,Jasharajt dhe Lufta Çlirimtare’’. (Salla e Konferencave në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, Kryeministri bënë hapjen)

Nga ora 10:00 deri në orën 12:00 do të bëhen homazhe pran varrit të Komandantit Legjendarë Adem Jashari dhe varrezave të familjes Jasharaj në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Komunës së Skenderajt.

Nga ora 12:00 të behën homazhe në të gjitha komplekset memorialë të dëshmorëve të UÇK-së në Kosovë.
Në ora 17:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve do të mbahet ,,Akademi Përkujtimore’’ kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari, familjes Jasharaj dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.
Ora 1900L, Ekspozita kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Muzeun e Kosovës në Prishtinë. (Hapja: MKRS)

Me 7 Mars 2018 

Në Shkup duke filluar nga ora12:00 në Sallën e Operës mbahet akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari, familjes Jasharaj dhe gjithë dëshmoreve dhe të rënëve për liri.

Nga ora 18:00 në Komunën e Skenderajt do të mbahet manifestimi ,,Nata e Zjarreve’’, ku fillimisht  në kompleksin memorial “Adem Jashari” do të ndezën flakadanët  dhe me pas ne sheshin “Adem Jashari “do te mbahet një program kulturor-artistik.

Në kuadër të Manifestimit do të realizohen edhe aktivitete:

Turneu në Shah

Turneu në Volejboll

Turneu në ,,Fut sall’’

Turneu i Shenjëtarisë dhe Shigjetarisë.