Projektligji për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së, pritet që të miratohet sot nga Kuvendi

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në seancën e sotme plenare, pritet që ta miratojnë në parim Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së, raporton Fokusi.info.

Projektligj i cili është i hartuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli në bashkëpunim me shoqatat e dalura nga lufta, garanton mbrojtje institucionale për vlerat e luftës së UÇK-së dhe parasheh reagim të shtetit në raste të arrestimeve me urdhër-arreste politike.

Po ashtu nëpërmjet këtij projektligji, është e përcaktuar dita nacionale për përkujtim të luftës çlirimtare, si dhe parashihet ndërtimi i monumentit qendror të luftës për çlirim dhe i Muzeut të Luftës./Fokusi.info/