Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 69 aktakuza

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetenëntë (69) aktakuza kundër shtatëdhjetegjashtë (76) personave, si dhe me urdhër tëprokurorit të shtetit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Në njoftim thuhet se prokurori i shtetit ka bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit të njëmbëdhjetë (11) personave, si dhe ka bërë dy (2) kërkesë për bastisje.

“Nga bastisja e parë janë sekuestruar, 4.1 kg heroinë, një (1) makinë për paketim të substancave narkotike, disa pllaka metali, disa bulona (pesë të makinës), një (1) telefon celular, njëqindepesëdhjetë (150 €) euro dhe katërqind (400) dinarë të Serbisë. Ndërkaq, janë bastisur disa barnatore në Deçan, me ç’rast janë konfiskuar disa barna dhe janë ndaluar dy persona”, thuhet në njoftim.