Prokurori: Ramiz Lladrovci nuk e sulmoi e as nuk e kërcënoi mësimdhënësin

0
135

Fatmir Dugolli, mësimdhënës nga Nekoci i Drenasit, i cili është anëtar i Shtabit Zgjedhor të “Demokratëve për Drenasin”, është ankuar sot në polici se kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka sulmuar dhe kërcënuar atë.

Por pas shikimit të videoincizimit, prokuori i shtetit ka vendosur se nuk ka vepër penale, as sulm madje as kanosje.

Burimet e IndeksOnline brenda prokurorisë kanë thënë se ankuesi Fatmir Dugolli ka deklaruar se derisa ishte duke hyr në restorantin “Kristal” në Komoran, tek dera e hyrjes ishte takuar me kryetarin Ramiz Lladrovci, i cili sipas tij, e kishte kapur në pjesën e mjekrrës dhe e kishte kërcënuar.

Gjithë kjo situatë rezulton të jetë shpifje e mësimdhënësit në fjalë, kjo pasi IndeksOnline ka arritur t’i sigurojë video- incizimet ku shihet qartë se Lladrovci as nuk e ka kërcënuar e as sulmuar.

Por hetimet e menjëhershme tregojnë se aty nuk kishte vepër penale madje policia është udhëzuar nga prokurori vetëm të mbajë shënime brenda stacionit. Me rastin është marrë Policia e Drenasit dhe hetuesit Rajonal.