Prokuroria Speciale: Hashim Thaçi s’ka bërë tradhëti kombëtare

0
400
Prokuroria Speciale e Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal për “tradhti kombëtare” të ushtruar nga deputeti Sami Kurteshi ndaj Hashim Thaçit, në cilësinë e zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm.

Deputeti Kurteshi pretendonte se me nënshkrimin e marrëveshjes për demarkimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, mes Thaçit dhe ministrit të Jashtëm të vendit fqinj, Igor Luksiq, i pari kishte kryer tradhti ndaj vendit, njofton Klan Kosova.

Në arsyetimin e vendimit është cekur se kallëzimi penal nuk mund të vërtetohej, meqë Thaçi në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes nuk ka pasur postin e presidentit të Republikës.

Sipas vendimit të nënshkruar nga Sylë Hoxha, pas shqyrtimit të të gjithë materialit, nuk është gjetur në asnjë pikë ndonjë shkelje që do të mundë të vërtetohej dhe si i tillë kallëzimi penal është hedhur poshtë.