Prokuroria speciale në grevë

Këshilli Grevist, njofton se që prej sot, kanë vendosur të hynë në grevë të pjesshme nga një orë në ditë prej orës 09:00 – 10:00, e cila formë e grevës do të zgjatë deri të premten, thuhet në komunikatë.

“Greva do të mbahet për shkak të mos përmbushjes së stimulimit në paga të cilat janë të parapara me Ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”.

Kërkesat e tyre janë këto:

1.Kthimi i shtesës në mënyrë retroaktive nga 1 janari i këtij viti;

2. Garantimi i kësaj shtese si shtesë e përhershme duke rregulluar një herë e përgjithmonë këtë çështje, pa marrë parasysh ngritjen apo mos ngritjen e pagave të prokurorëve;

3.Kërkesa për avancimin e zyrtarëve ligjor të cilët kanë dhënë provimin e Jurisprudencës dhe ata të cilët tani më i kanë dorëzuar kërkesat për avancim , si dhe, cilit do punëtor i cili plotëson kërkesat ligjore për avancim apo ngritje në detyrë në pajtim me dispozitat ligjore.