Propozimi i mandatarit, mblidhet Lëvizja Vetëvendosje

0
161

Në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje kanë arritur disa nga anëtarët e partisë, për mbledhjen e Kryesisë e cila do të mbahet sot

Express mëson se deri më tani, në selinë e VV’së ka arritur Kryeparlamentari Glauk Konjufca, anëtarët e partisë Rexhep Selimi, Arbërie Nagavci, Tinka Kurti, Xhelal Sveçla, Besnik Bislimi dhe Fitore Pacolli.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet propozimi për kryeministër që duhet t’i dërgohet presidentit.

Kujtojmë se dje pas takimi Kurti-Thaçi, ky i fundit u ka vënë afat konsultave të tyre.

Në njoftimin e lëshuar për medie, Thaçi ka bërë të ditur se liderit të VV-së i ka dhënë afat 48 orë për nominimin e kryeministrit.