Propozimi i Veselit nuk mori votat e shumicës së deputetëve të Kuvendit

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka propozuar që t’u hiqen mëditjet deputetëve që nuk kanë qenë në seancë.
Por, propozimi i Veselit nuk mori votat e shumicës së deputetëve të Kuvendit.
Për këtë propozim votuan 40 deputet, prej tyre:29 PËR, 6 KUNDËR dhe 5 ABSTENIM.
Veseli në këtë seancë ku janë votuar një mori ligjesh ka numëruar edhe ditët që kanë kaluar në Kuvend ku sipas tij, për 63 ditë në seancë kanë qëndruar 25 ditë.