Protesta e paralajmëruar më 28 Nëntor shëndrrohet në tubim solidarizues “Shqipëri, Lugina është me ty!”

Në mbledhjen e mbajtur sot Këshilli organizativ i Protestës së paralajmëruar për 28 Nëntorë me moton “Lugina do zgjidhje” ka vendosur që protesta të shëndrrohet në tubim solidarizues me viktimat dhe të lënduarit nga termeti që përfshiu Shqipërinë.

Këshilli organizativ ka vendosur që më 28 Nëntorë me rastin e ditës së Flamurit, marshin e planifikuar “Lugina do zgjidhje”, Këshilli organizativ i Protestës, vendosi që ta shëndrrojë në tubim solidarizimi me moton “Shqipëri, Lugina është me ty!”, duke ndarë dhimbjen me vëllezërit dhe motrat në Shqipëri.

Tubimi i solidarizimit me moton “Shqipëri, Lugina është me ty!”,do të mbahet të enjtën 28 Nëntor ora 11:00, në hapsirat para Shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, me këtë rast ftohen qytetarët që me pjesmarrjen e tyre, të nderojnë viktimat e kësaj tragjedie.

Duke pasur parasysh se arsyet për protestë kundër diskriminimit shtetërorë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës vazhdojnë të jenë aktuale, për datën e mbajtjes së marshit protestues Këshilli organizativ qytetarët e Luginës do ti njoftojë me kohë.

NJOFTIMI I KËSHILLIT ORGANIZATIV

Ashtu si gjithë kombi shqiptarë edhe Lugina e Preshevës është e prekur thellë nga fatkeqësia që ndodhi në Shqipëri. Të shkelur dhe të diskriminuar në përditshmëri, nga nevoja për protestë dhe ngritje zëri për të drejtën tonë për bashkim, me rastin e ditës së Flamurit, marshin e planifikuar “Lugina do zgjidhje”, Këshilli Organizativ i Protestës, , vendosi që ta shëndrrojë në tubim solidarizimi me moton “Shqipëri, Lugina është me ty!”, duke ndarë dhimbjen me vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri. Tubimi i solidarizimit me moton “Shqipëri, Lugina është me ty!”,do të mbahet nesër, e enjte 28 nëntor ora 11:00, në hapsirat para Shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, ku ftohen qytetarët që me pjesmarrjen e tyre, të nderojnë viktimat e kësaj tragjedie. Duke pasur parasysh se arsyet për protestë kundër diskriminimit shtetërorë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës vazhdojnë të jenë aktuale, për datën e mbajtjes së marshit protestues qytetarët e Luginës do të njoftohen me kohë. Në Preshevë, 27.11.2019 Këshilli organizativ. /presheva.com/