Protestat antiqeveritare në Iran, reagon Trump

0
304

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka mbështetur protestat antiqeveritare që janë duke u zhvilluar në kryeqytetin e Iranit.

Ai ka thënë se Amerika qëndron me njerëzit e Iranit në luftën e tyre guximtare për liri.

Kujtojmë se sot një grup protestuesish iranianë kanë kërkuar dorëheqjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, pasi u konfirmua se ushtria iraniane e ka qëlluar gabimisht aeroplanin ukrainas në të cilin ndodheshin 176 njerëz brenda.

Situata mes SHBA-ve dhe Iranit u tensionua pas vrasjes së gjeneralit, Qaseem Soleimani, ndërkaq kulmoi me sulmet e iranianëve ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak.