Protestë kundër ndërrimit të trafos

0
586
Banorët e fshatrave Stanoc i Poshtëm dhe Lum i Madh të Komunës së Vushtrrisë e kanë kundërshtuar ndërrimin e transformatorit të energjisë elektrike.
Punëtorët e KEDS-it sot kanë tentuar ta ndërrojnë transformatorin e rrymës elektrike në fshatin Stanoc të Poshtëm dhe për ta vendosur një tjetër me kapacitet më të vogël, por janë penguar nga banorët e asaj ane, të cilët nuk i kanë lejuar ta bëjnë një gjë të tillë.

Lidhur me këtë, Ymer Haradinaj, anëtar i kuvendit të komunës së Vushtrrisë, ka njoftuar përmes rrjetit social “facebook”.

Ja statusi i plotë i tij:

“Sot rreth orës 13.00 punëtorët e KEDS-it kishin ardhur në fshatin Stanoc i Poshtëm për ta hequr transformatorin e energjisë elektrike, i cili shërben për banorët e fshatrave Stanoc i Poshtëm dhe Lum i Madh,dhe për ta zëvendësuar me një tjetër me kapacitet më të vogël.
Me të kuptuar për këtë veprim të KEDS-it , banorët e këtyre fshatrave shpejt u organizuan dhe kundërshtuan fuqishëm ndërrimin e trafos , që sipas tyre kjo e tanishmja nuk i plotëson kushtet e lëre më të zëvendësohet me një të kapacitetit më të vogël . Banorët thanë se jemi pagues të rregullt të energjisë elektrike dhe ky ndërrim i trafos do të ndikonte negativisht në furnizim me energji elektrike e po ashtu do t’i dëmtonte paisjet elektrike të këtyre ekonomive familjare .
Si asamblist i këtij lokaliteti së bashku me kryetarin e këshillit të fshatit Stanoc i Poshtëm z.Rrahim Ajeti dhe drejtorin e inspeksionit në komunën e Vushtrrisë z.Berat Asllani dolëm në vendin e ngjarjes dhe pas konsultimeve që patëm me zyrtarët e KEDS-it , këta të fundit na mirkuptuan dhe u tërhoqën nga kërkesa për ndërrimin e trafos dhe u dakorduam që nesër (e Enjte datë 17.01.2019 ) këshilli i fshatit të takohet me zyrtarët e KEDS-it për këtë qështje .
Ne do të përqojmë kërkesen e banorëve që kjo trafo të mos ndërrohet dhe shpresojmë në mirkuptimin e zyrtarëve te KEDS-it” .