PSD: Ligji për dialogun i jep frymë raporteve Kosovë – Serbi

Partia Social Demokrate deklaron se për herë të parë Kosova bëhet me ligj për dialogun, që i jep frymë dhe rregull procesit për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi.
“PLOTËSOHET KUSHTI I TRETË I PSD PËR DIALOG ME PARIME, RREGULLA E DETYRIME.
– Për herë të parë, Kosova bëhet me ligj për dialogun, që i jep frymë dhe rregull procesit për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi.
– Për herë të parë në Kosovë, Kuvendi i Republikës mbahet përgjegjës për procesin dhe rezultatin e dialogut.
– Për herë të parë në Kosovë, përmes referendumit, populli vendos për procese jetike për Kosovën, të paraparë me Rezolutë (15 dhjetor 2018).
– Për herë të parë, Kosova ka mekanizma ligjor dhe institucional që sanksionojnë veprimet e pjesëmarrësve në dialog.
– Për herë të parë në Kosovë depersonalizohen rolet dhe akterët në dialog, vishen me detyra dhe përgjegjësi institucionale.
Asnjë instancë në hierarkinë institucionale nuk mund ta mohojë vullnetin e qytetarëve. Ky ligj garanton këtë mundësinë”.