PSD me aksion simbolik, ia tregon Lajçakut faktet kryesore të shtetësisë së Kosovës

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka ndërmarrë një aksion simbolik pas rastit skandaloz të hartës së emisarit të BE-së për dialogin, e cila paraqiste Kosovën si pjesë të Serbisë.

PSD ka shpalosur një hartë të Kosovës, ku Lajçakut ia ka treguar disa fakte mbi shtetësinë e Kosovës.

Kjo parti ia ka kujtuar Lajçakut se Kosova e ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të 2008-tës, se ajo gjendet në regjionin e Ballkanit dhe kufizohet me katër shtete, se ajo ka qeverinë dhe institucionet e veta.

Ndryshe, Lajçak pritet që javën e ardhshme të vije në Kosovë ku do të realizojë një vizitë treditore.