PSD sot shpall protesta kundër Gjykatës Speciale

0
70

Partia Socialdemokrate ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbaj konferencë për media.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësja e PSD’së, Natyra Kuqi.

Në këtë konferencë do të shpallet protesta kundër Gjykatës Speciale me rastin e vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trëndafilova.

Në konferencë do të flasin Dardan Molliqaj dhe Qëndron Kastrati. Konferenca do të mbahet në zyrën e PSD-së, ora 11:00 në rrugën Bajram Kelmendi, Nr.68.