PSD: Vjosa Osmani e ka shndërruar zyrën e presidencës në nëndegë të Kurtit

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka folur rreth adresimit të ushtrueses së detyrës së Presidentit, Vjosa Osmanit, rreth moscerfitikimit të disa subjekteve politike nga KQZ-ja.

Nushi ka shkruar në Facebook se është hera e parë që një Presidente në detyrë është në të njëjtën kohë edhe në garë zgjedhore.

Nushi thotë se Osmani e ka shndërruar zyrën e Presidencës në një nëndegë të Albin Kurtit.

“Zevendesimi i kapjes. Ajo cka ka bere u.d. e Presidentes Vjosa Osmani dje, eshte njemend ndryshim. Por vec ndryshim i keqperdorimit te institucionit. Nga ndryshuar personi dhe diskursi, por institucioni ka ngelur i kapur. Eshte hera e pare qe nje presidente ne detyre, njekohesisht eshte edhe ne gare zgjedhore. Rrjedhimisht, Vjosa e ka shnderruar zyren e presidences ne nje nendege te z.Kulti”, ka shkruar Nushi.

Ai thotë se Osmani po përdorë taktikën e ish-Presidentit Hashim Thaçi, duke dalë me video-mesazhe në mënyrë që t’u shmanget pyetjeve të gazetarëve.

“Kemi pare sesi Vjosa po u adresohet qytetareve me videokonferenca, taktike kjo e liderit te saj te ri. Keshtu po i pamundeson pyetjet e gazetareve. Taktike kjo e Presidentit Thaçi. Kemi pare qe ne zyren ku priten delegacione te nivelit te larte, Vjosa priti edhe asambleiste te Ferizajit per ti aderuar ne “partine” e saj”, ka shkruar Nushi.

Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, të shtunën ka folur për moscertifikimin e disa subjekteve politike dhe listave të tyre për deputetë, nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Osmani ka thënë se nëse edhe njëherë abuzohet me KQZ’në sikur ditën e djeshme do të detyrohet të ndërmarrë masa.

“I ftoj qytetarët të ruajnë maturinë dhe qetësinë që ta mbrojmë integritetin e procesit zgjedhor. Jam duke punuar afër me partnerët tanë që të kemi prezencën e tyre në këtë proces. Në rast se përballemi me situata të tilla ku abuzohet me KQZ për të shtyrë përpara agjenda partiake nga ana e anëtarëve të KQZ’së do të detyrohem që të ndërmarr të gjitha masat për integritetin e KQZ’së dhe procesit zgjedhor”, ka thënë Osmani.

Lini një Përgjigje