Pse asnjëherë nuk duhet pirë kafe apo çaj nga gotat e plastikës

Kafja ose çaji kur jemi jashtë shtëpisë më së shpeshti pihet në gota plastike, gjë që nuk është alternativa më e shëndetshme.

Edhe kur njerëzit planifikojnë një piknik, shpesh ata përdorin gota ose enë plastike. Edhe në zyra, shumica e njerëzve pinë kafe dhe çaj në gota plastike.

Zakonisht, ne shmangim përballjen me pasojat e dëmshme që përdorim një paketim të tillë, i cili mund të rrezikojë shëndetin e veshkave dhe mëlçisë.

Gotat plastike janë bërë nga bisphenol A dhe polypropylene. BPA përdoret gjithashtu për të bërë shishe dhe paketimin e ushqimit. Këto janë vetëm disa nga pasojat dhe efektet e padëshiruara që ka plastika në trupin tonë.

Disa studime kanë gjetur tani se fëmijët e ekspozuar ndaj niveleve të larta të BPA kanë rritur rreziqet e sëmundjeve të zemrës.

Enët plastike të bëra nga BPA çlirojnë kimikate të caktuara kur lëngu i nxehtë derdhet në to. Këto kimikate mund të çojnë në obezitet dhe probleme të tjera shëndetësore.