Pse e larguan Shpend Ahmetin nga samiti dixhital në Beograd?

I pari i Prishtinës Shpend Ahmeti fillimisht ishte i paralajmëruar si ligjërues në samit në Beograd, por pastaj u largua nga lista e ligjëruesve nga organizatori. Ka kundërthënie mes palëve rreth ngjarjes, transmeton Gazeta Metro.

Samiti i dytë digjital i Ballkanit Perëndimor do të mbahet me 4 dhe 5 prill të 2019-së ku nikoqir është Serbia, me 3 mijë pjesëmarrës nga 30 vende dhe dy mijë ndërmarrës. Samiti i parë digjital u mbajt në Shkup të Maqedonisë Veriore në 2018’në. Organizatorët e samitit paralajmëruan si ligjërues Shpend Ahmetin për të enjten, pastaj e larguan nga lista emrin dhe biografinë e tij, lajmërojnë mediat serbe.

Shpend Ahmeti mohon që të ketë pranuar ftesë të pjesëmarrjes qoftë si ligjërues apo panelist në këtë samit. “Para disa ditësh vërejta se jam në programin zyrtar, por nuk kam pranuar ftesë për konferencë, e as panel”, deklaroi Shpend Ahmeti për telegraf.rs,

Organizimin e panelit ku duhej të bënte pjesë Shpend Ahmeti bëhet nga NALAS’i (Network of Associations of Local Authorities of South East Europe), janë këta që propozojnë e caktojnë ligjërues dhe kanë të drejtën e ndryshimeve të ligjëruesve, çka i ndodhi edhe kryetarit të Prishtinës. Lista përfundimtare vendoset një ditë para fillimit të samitit sqaron zyra e teknologjisë informative dhe administrimit elektronik të qeverisë së Serbisë.

Samitin do ta hapë kryeministrja serbe Ana Brnabic, komisionerja evropiane për ekonomi digjitale Maria Gabriel dhe sekretari i përgjithshëm për telekomunikim Houlin Djao të Kombeve të Bashkuara. Në samit pritet të nënshkruhet marrëveshje rajonale për roaming mes shteteve të Ballkanit Perëndimor me të cilën çmimet e thirrjeve do të zbriteshin për 25 % nga korriku i 2019’së.