Pse na flihet më shumë kur bie shi

0
84

Gjumi gjatë ditëve me shi është më i thellë dhe më qetësues, kanë bërë me dije ekspertët shëndetësorë. Kjo është ndër arsyet që kur moti është me reshje shiu kemi më tepër dëshirë të qëndrojmë në shtrat. Megjithatë, janë edhe një varg arsyesh që shiu ndikon në gjumin tonë.

Ajri i rënduar

47 vjeçarja me fytyrë bebi. Ja çfarë bën ajo para gjumit
Në një ditë më shi, ajri është nën presion më të ulët dhe i mbushur me avuj uji. Këta dy faktorë ulin nivelet e përgjithshme të oksigjenit në ajër, duke e bërë trurin tonë më të lodhur. Shiu gjithashtu shkakton rritje të joneve negative në ajër, grimca të ngarkuara negativisht që vijnë nga fërkimi mes shiut dhe ajrit. Këto jone mund të përmirësojnë ndjeshëm sistemin nervor, kardiovaskular dhe të frymëmarrjes, duke i ndihmuar njerëzit të ndihen më komod dhe të relaksuar. Kjo ndihmon kur doni të flini, por jo kur përpiqeni të përqendroheni në punë.

Zhurma e shiut

Tingulli ritmik i shiut mund të jetë një ninullë jashtëzakonisht e mirë për njerëzit që përpiqen të flenë. Disa studime kanë treguar se zhurma e shiut në fakt shkakton që truri të relaksohet në mënyrë të pavetëdijshme, duke e shtyrë atë drejt një gjendjeje të përgjumjes.

Rritja e hormonit të gjumit

Kur është koha për të fjetur, trupi prodhon një hormon të quajtur metalonin. Kjo ju bën të lodheni dhe truri juaj fillon “të mbyllet”. Ciklet e sekretimit të melatoninës me ditën dhe natën, rriten kur është errësirë dhe zvogëlohet në dritën e diellit. Për shkak të kësaj, zymtësia që vjen shpesh me një ditë të re dhe shi mund të rrisë sekretimin e melatoninës dhe të bëjë që të ndiheni shumë më të përgjumur.