Pse po shkruaj?!…

0
63

Shkruan Avdi Gjata

Pse po shkruaj?!…

Duke mos pasur mundësi me dalë para mjeteve të informimit publik që ta them mendimin tim që mendoj se është i rëndësishëm për situatën e shqiptarët.

Gjatë shkrimeve të mia, po mundohem që t’iu kundërvihem çdo dogme, vendi, apo importimeve të ideve të dëmshme që po e pengojnë tejmase zgjidhjen e problemeve edhe ashtu jo të lehta..

Karakteristikë e kësaj kaste politike pozitë-opozitë, nuk është fshehja e problemeve po përmbysja e tyre. Andaj, edhe beteja e parë e qytetarit tanë është të krijoj konceptin e duhur të fenomenit të problemit.

Derisa, korrupsioni i cili na u ka bë si dogmë nga opozita, është duke na e bombarduar parreshtur qytetarin me mendime dogmatike që kanë qëllim largimin e masës nga problemi qenësor, vetëm e vetëm për të marrë pushtetin.

Korrupsioni është vetëm një flamur i rremë i kastës së tranzicionit. Ky shërben si antitezë mbi integrimin e Kosovës përbrenda në rend të parë, pastaj në Ballkan, Evropë e në botë.

Të gozhduar nga dogma e korrupsionit, turma lëvizë si një makinë pa frej e pa zingjir që nuk është lehtë të ndalohet. Për këtë qëllim organizohen qindra konferenca të OJQ, qindra deklarata të ndërkombëtarëve e kombëtarëve për luftën kundër korrupsionit e pasojave “kinse” të tij.

Mirëpo sa ma shumë që po flitet nga pozita e po “sulmohet” nga opozita, aq më shumë po shtohet e po forcohet edhe pas njëzet vitesh “lufte” e sulmesh nga opozita e përsëri pa sukses e që sjelljet e tilla po më bindin që si pozita, opozita e ndërkombëtarët, janë koordinuar aq mirë sa që po na e fshehin armikun e vërtetë.

E nëse e pyetim sot një shqiptar pse nuk po zhvillohet Kosova, ai të përgjigjet se fajin e ka korrupsioni. Nëse vazhdojmë me pyetjen se mos vallë vetëm shqiptarët janë të korruptuar, atëherë pse shqiptarët në evropë prosperojnë, pastaj pse të huajt kur vinë në <Kosovë e Shqipëri korruptohen, apo edhe atë se pse vendet si Mal i Zi, Turqia e vendet tjera të korruptuara zhvillohen.

Andaj, unë jam i mendimit që korrupsioni është një fenomen që e shoqëron shoqërinë në sfidat e saj për progres, zhvillim dhe ndryshim shoqëror, po që janë një mori faktorësh që janë bërë pengesë e zhillimit e funksionimit të demokracisë e shtetit ligjor.

Këto pengesa vazhdojnë të vinë nga qytetarët, shoqatat, nga pozita e besa edhe nga opozita, nga vendorët e ndërkombëtarët që ne pavedije jemi bërë dhe kemi rënë pre e dogmave ekonomike, filozofike, oratorike e pse jo edhe më shumë e dogmave fetare të nderuar qytetar të Kosovës.

E në këtë kohë të dogmave shoqërore, neve na duhet të jemi syçelë, serioz, të mendojmë e logjikojmë shumë shumë, para se të veprojmë, dhe a jemi njëmend duke punuar pë Kosovën apo për të tjerë.