PSG fiton Kupën e Francës

PSG ka fituar edhe trofeun e dytë këtë edicion.

Pasi u shpall kampion i Francës para kohe për shkak të mbylljes së kampionatit pas përhapjes së pandemisë COVID-19, skuadra franceze sonte ka festuar një tjetër trofe.

Yjet e PSG-së kanë fituar Kupën e Francës pasi në finale e mposhtën St. Etienne me rezultat 1:0.

Ishte Neymar që shënoi në minutën e 14-t dhe vendosi gjithçka në këtë sfidë.

Për mysafirët loja u bë shumë më e vështirë pasi nga minuta e 31-të luajtën me një futbollistë më pak pasi kapiteni Perrin u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje shumë të ashpër në Mbappen.