PSG shkatërron Monakon dhe feston titullin kampion 5 javë para fundit

PSG-ja shkatërron Monakon me rezultatin 7-1 dhe feston titullin kampion në Francë, me një diferencë të frikshme nga ekipi i principatës, që ka 17 pikë më larg.
Skuadra e Unai Emeri arrin të festojë zyrtarisht 5 javë përpara fundit të kampionatit në një ndeshje që nuk kishte histori.
Në harkun kohor të 27 minutave, ekipi parisien kishte shënuar 4 gola, secili më i bukur se tjetri. Lo Selso shënoi 2 herë, ndërsa më vonë Kavani dhe Di Maria bombarduan portën e Subashiç. Pjesa e parë dhuroi edhe një tjetër gol, por këtë herë ishte Monako që reagoi me Roni Lopesin në minutën e 38-të.
Ndeshja kishte marrë rrjedhën e saj dhe ishte e vështirë për ta ndryshuar. Di Maria, autogoli i Falkaos dhe Draksler në fund i dërguan shifrat në 7- 1.
Festë për titullin kampion, por ndoshta Al Khelaifi kërkoi që në këtë sezon ekipi të mos kënaqej vetëm me dominimin në Francë, por edhe me Ligën e Kampionëve. Këtë të fundit do ta provojë sezonin e ardhshëm…/Panorama sport/

Lini një Përgjigje