Një aksident me pasojë dy viktima ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Maqellarë – Peshkopi, ku një makinë u përplas me një motor.
Burime në vendin e ngjarjes thonë se nga përplasja ka humbur jetën drejtuesi i motorit, një 34-vjeçar së bashku me bashkëshorten e tij, të identifikuar si Gentjan e Klodiana Karazajmi.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mungesës së sinjalistikës ndërkohë që drejtuesi i mjetit me iniciale A.B është shoqëruar në Komisariatin e policisë.
“Në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi, shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë kanë humbur jetën dy bashkëshortë që udhëtonin me motoçikletë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje”,- raporton policia./lapsi.al/