Publikohen rezultatet e autopsisë, mësohet shkaku i vdekjes së boksierit 23-vjeçar shqiptar në Gjermani

96

Boksieri shqiptar, Liridon B. u gjet i vdekur ditë më parë në një stacion treni në Gjermani. BILD ka dhënë detajet e fundit rreth autopsisë.

“Sipas rezultateve të autopsisë, Liridon B., i cili ka qenë i dënuar për vepra të lidhura me drogën, mund t’i kishte shkaktuar plagët me thikë në gjendje të dehur” – raporton BILD.

Siç raporton BILD, disa punonjës në stacionin e trenit Gunzenhauser në Gjermani kishin gjetur një person pa shenja jete pranë një hekurudhe dhe me plagë të marra nga një thikë.

23 vjeçar ishte vlerësuar si talent i boksit dikur, por ish-trajneri i tij tregon se Liridoni kishte rënë në shoqëri të keqe.

“Shoqëri të keqe, drogë, burg. Pas burgut erdhi te unë në stërvitje, donte të kthehej në boks. Më premtoi se më nuk do të bënte marrëzira. Por, para një viti e la përfundimisht sportin”, deklaroi trajneri i tij Ralf Markert.