Publikohet dueti i Rita Orës me Dj Sigala

0
76

Rita Ora ka publikuar këngën të cilën e kishte paralajmëruar ditë më parë.

“You For Me” mban titullin kënga që është në bashkëpunim me DJ-në e njohur britanik, Sigala.

Sot dyshja publikoi klipin muzikor ku u shfaq me veshje të ndryshme në videoklipin interesant, në të cilin u përfshi edhe një koreografi e vallëzimit në pishinë.

Rita ka qenë mjaft aktive kohëve të fundit me projekte të ndryshme teksa është parë duke xhiruar edhe një klip të ri muzikor i cili pritet të dalë në treg në gusht.

Më poshtë ua sjellim këngën në versionin ‘audio’ të shoqëruar me një video./Fokusi.info/