Publikohet hiti i ri nga Rita Ora

Rita Ora ka publikuar versionin video+tekst të këngës “Only Want You” në bashkëpunim me reperin 6LACK.

Kënga është pjesë e albumit të saj “Phoenix” që duket se është i mbushur me super hite. Kënga e re flet për dashurinë mes një cifti, të cilët duhen vetëm për shkak të asaj që janë në të vërtetë.

Ndërkohë, mbrëmjen e kaluar Rita nisi turneun “Phoenix” në Melbourn ku prezantoi këngët e albumit. Në rrugën e 26-vjeçares duket se nuk do mungojë suksesi.

Kush është 6LACK?

Ricardo Valdez Valentine ka lindur më 24 qershor 1992 dhe njihet me emrin e skenës 6lack (stilizuar si 6LACK, i shpallur “i zi”). Ai është një këngëtar, kompozitor dhe reper amerikan.

Famën  e madhe e mori në nëntor 2016 me këngën “Prblms” që është pjesë e albumit të tij, Free 6lack. Ai publikoi albumin e tij të dytë, East Atlanta Love Letter në shtator 2018, i cili arriti sukses të madh duke u renditur në vend të tretë në tabelën Billboard 200./Ora/