Publikohet lista me emra dhe mbiemra të policëve të arrestuar në Karaçevë

Në mesin e 33 personave që janë arrestuar, mbrëmë janë edhe 12 zyrtarë të Policisë së Kosovës në Karaçevë, që kryesisht shërbenin në zonën e Anamoravës, me dyshimin se keqpërdorën detyrën zyrtare.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët, ku kanë dhënë detaje nga aksioni i mbrëmshëm në Karaçevë. Aty janë arrestuar 33 persona, në mesin e tyre 10 zyrtarë policorë.

Më poshtë ju sjellim emrat dhe mbiemrat e policëve të arrestuar:

Imer Spahiu
Sokol Keka
Ferid Leci
Raif Thaçi
Fatmir Kallaba
Selami Kastrati
Svetozar Markoviç
Hydush Kastrati
Asllan Kryeziu
Zllatan Arsiç
Feat Zeqiri
Stavisha Nikoliç

Kujtojmë, që Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se aksioni i mbrëmshëm në Karaçevë erdhi si rezultat i një hetimi gati një vjeçar. Aty u arrestuan 33 persona, në mesin e tyre 10 policë si dhe u sekuestruan aparate të lojërave të fatit, 120 gjedhe dhe prova të tjera materiale.

“Operacioni ka filluar si rezultat i një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Gjilan, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhozin e paligjshëm, trafikimin me njerëz, trafikimin me armë, trafikimin me narkotikë, kontrabandimin e mallrave dhe aktivitete tjera kriminale. Deri në lëshimin e kësaj komunikate, në lidhje me rastin janë arrestuar gjithsej 33 persona të dyshuar, në mesin e tyre 10 zyrtarë policorë, të cilët brenda afatit ligjor do të paraqiten para gjyqtarit të procedurës paraprake, janë sekuestruar aparate të lojërave të fatit, rreth 120 gjedhe, si dhe gjësende të ndryshme si prova materiale, që dyshohet të jenë përdorur në aktivitete kriminale”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje