Publikohet videoja, si u ekzekutua me snajper Kastriot Reçi

0
325

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja biznesmenit Kastriot Reçi, ngjarje e ndodhur paraditen e djeshme, në orën 10:55 minuta në qendër të qytetit të Rrëshenit.

Në media është publikuar videoja e biznesmenit, i cili shihet teksa zbret nga një makinë tip “Mercedes Benz”, dhe afrohet tek një grua e cila ka përdore një fëmijë të mitur. Teksa përshëndetet me gruan, të cilën e puth në faqe, Reçi nis të puthë dhe të gëzojë fëmijën.

Në këtë moment, ai është qëlluar me snajper vetëm një herë dhe menjëherë ka rënë përtokë. Plumbi që sipas grupit hetimor e ka kapur në zemër, ka ardhur nga një largësi prej 150-200 metra, nga kati i shtatë i një pallati.

Ekzekutori i Kastriot Reçit ndodhej në banesën e Armando Gjinit, i njohur si Ushtari i Met Kananit. Vrasësi ishte i maskuar si grua, me paruke, ai e vëzhgoi për gati 5 orë nga lokal “Mirdita” që shihni në këto pamje, në pronësi të biznesmenit, për të gjetur momentin e duhur për t’a vrarë./ Opinion.al (Videoja është publikuar nga Dosja.al)