Puna në kopsht ndikon pozitivisht në shëndetin mendor dhe fizik

Hulumtimi i fundit ka zbuluar se kalimi i kohës në kopsht, është po aq i efektshëm për shëndetin mendor dhe fizik sikur të jetohet në vend me mirëqenie të lartë.

Rezultatet e hulumtimit të zhvilluar nga Universiteti Exeter dhe Fondacionit të Hortikulturës në Mbretërinë e Bashkuar u publikuan në revistën “Elsevier’s Landscape and Urban Planning”.

Në kuadër të hulumtimit organizata Natural England mes viteve 2009-2016 ka shqyrtuar të dhënat e rreth 8.000 personave.

Bëhet e ditur se njerëzit që kalojnë kohë në kopsht dukshëm kanë gjendje shëndetësore dhe psikologji më të mirë.