Punëtorët e “Llamkosit” protestojnë – nuk duan shitjen e kompanisë pa kushte

Punëtorët e “Llamkosit” kanë protestuar sot para objektit të Komunës së Vushtrrisë, për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës për shitjen e kompanisë pa kushte, përmes ankandit.
Kjo protestë sipas tyre është senzibilizuese për fatin e  “Llamkosit”, njofton Klan Kosova.
“Kundërshtojmë vendimin e Gjykatës për shitje pa kushte të fabrikës. Po ashtu kërkoj nga Komuna që kurrsesi të mos lejoj ndërrimin e destinimit të fabrikës”, ka thënë Ragip Hasani, kryetari i sindikatës së punëtorëve të Llamkosit.
Protestuesit i vizitojë kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili tha se nuk do të lejoj që fabrika e “Llamkosit” të ndërrojë destinimin.
“Si rezultat i politikave të gabuara “Llamkosi” sot është në një gjendje të rëndë.  Ju kam dhënë fjalën gjithmonë edhe sot për aq kohë sa ne do të udhëheqim komunën, ne nuk do të lejojmë që fabrika e “Llamkosit” të ndërrojë destinim”, tha Tahiri para protestuesve.
“I bëjë me dijë çdo blerësi potencial se fabrika nuk duhet të ndërroj destinim dhe nuk duhet të shndërrohet në diçka tjetër”.
“Ajo duhet të jetë fabrikë dhe të jetë vend pune për qytetarët e Komunës së Vushtrrisë”, ka thënë Tahiri para protestuese.