Punëtorët e RTK-së nesër protestë para Kuvendit

0
452

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së dhe Kryesia e SPERTK-së kanë njoftuar se nesër nga ora 10:00 do të protestojnë para Kuvendit të Kosovës.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një komunikate ku fton të gjithë kolegët e RTK-së që të marrin pjesë në protestë.
Sipas, kësaj sindikate protesta ka ardhur si rezultat i vendimit të fundit për heqjen e RTK-së nga ligji për pagat.

Njoftimi i plotë:

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së njofton të gjithë kolegët e RTK-së se nesër, duke filluar nga ora 10:00, protestojmë sërish para Kuvendit të Kosovës për heqjen e RTK-së nga ligji për pagat. Siç edhe e dini, ky ligj pritet të miratohet nesër në Kuvend.

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së falënderon të gjithë kolegët e RTK-së, po ashtu Shoqatën Sindikale të Radio Kosovës, për mbështetje. Falë bashkëpunimit dhe protestës ne arritëm ta ndalnim votimin i cili do ta përfshinte RTK-në në ligjin për pagat në Komision për Media.

 SPERTK ju fton edhe nesër të na mbështetni në protestë në orën 10:00 para Kuvendit të Kosovës. Së bashku do t`i arrijmë qëllimet tona dhe do ta mbrojmë RTK-në nga çdo tendencë që vjen nga grupet politike. Sinqerisht, Kryesia e SPERTK-së Prishtinë, 30.01.2019