Punëtorët e Shërbimit Korrektues nisin protestën

Punëtorët e Qendrave Korrektuese në të gjitha burgjet në Kosovë janë shprehur të pakënqur me koeficientin e pagave.
Për këtë arsye sindikalistët e Shërbimit Korrektues kanë dalë në protesta nga ora 08:00 deri në ora 09:00.
Ata po kërkojnë koeficient të barabartë me Policinë e Kosovës dhe po kërkojnë që rrezikshmëria të jetë 40 për qind, pasi që thonë se puna e tyre nuk është e lehtë.
Protestë po mbahet në burgun e Dubravës, Lipjanit dhe Dyzit.
Kryetari i Sindikatës së SHKK-së, Zenun Sadikaj, ka thënë se do të mbajnë protestë të enjten para Ministrisë së Drejtësisë.
Ndërsa kanë thënë se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen edhe pas kësaj proteste, atë do ta vazhdojnë edhe në Prishtinë.