Punëtorët shëndetësor rrahin brutalisht të sëmurët

Dje pasdite rreth orës 15:00 ka ndodhur një rrahje në Qendrën për Çështje Rezidenciale – Shtëpia e Komunitetit në fshatin Lumadh të Vushtrrisë, shkruan Fokusi.Info.

Sipas burimeve të Fokusi.info, punëtorët shëndetësor në këtë qendër A.M. dhe N.B. kanë rrahur brutalisht të sëmurit I.G. dhe M.K.

I kontaktuar nga portali Fokusi.info, drejtori i Qendrës për Çështje Rezidenciale – Shtëpia e Komunitetit, Tahir Krasniqi nuk deshi të prononcohet lidhur me këtë ngjarje.

Mirëpo, një burim i yni, i cili ka qenë afër qendrës dje e ka njoftuar redaksinë se dje rreth orës 15:00 e kanë parë Policinë e Kosovës që kanë qenë aty. Sipas këtij burimi, edhe ndihma e shpejtë ka qenë e pranishme, kui ka marrë të sëmurit dhe i ka dërguar për trajtim. /Fokusi.info/