Punëtori në Gjilan merr lëndime nga energjia elektrike, po vazhdon trajtimin në spital

Një punëtor përderisa ishte duke punuar në një objekt banesor në ndërtim e sipër ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe ka pësuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti është duke u hetuar nga organet adekuate kurse viktima po vazhdon trajtimin në QKUK.

“Viktima mashkull K/Shqiptar-punëtor ndërtimi derisa kishte qenë duke punuar në një objekt banesor i cili është në ndërtim e sipër, në rrethana të panjohura ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe kishte pësuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal në Gjilan, e më pas edhe në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor. Njësitë policore, prokurori i shtetit, dhe Inspektorët e punës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar PK-ja.