Punime të rrugës në mesnatë, banorët e Lagjës “Kodra e Diellit” ankohen

0
378

Aktualisht po zhvillohen punime në rrugë edhe në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë më saktësisht në rrugën Sali Nivica.

Mirëpo edhe gjatë mbrëmjes së djeshme në mesnatë kanë vazhduar punimet, gjë që i ka shqetësuar qytetarët, shkruan Indeksonline.

Banorët e kësaj lagje janë ankuar pasi që punimet duhet të kryhen gjatë ditës ku nuk pengohen ata.

Indeksonline ju sjellë një fotografi ku mund të shihni një kamion teksa kryenin punime në këtë rrugë mbrëmë në mesnatë.