Putin bën xhiro me Mercedes në urën e Krimesë që u dëmtua pas shpërthimit

45

Vladimir Putin ishte në Krime dhe udhëtoi me një Mercedes në urën që ndërtoi pas aneksimit të rajonit në 2014 dhe që u dëmtua nga një shpërthim disa kohë më parë.

Sipas mediave të huaja, ura do të jetë plotësisht funksionale pas disa muajsh në mënyrë që të kalojnë mjetet e rënda, por deri më tani një pjesë është riparuar dhe mund të kalojnë mjete të lehta.

Lideri rus duke dashur të tregojë se gjithçka është nën kontroll – ura është një qendër për rifurnizimin e ushtrisë ruse – voziti një Mercedes ndërsa fliste me punëtorët e përfshirë në riparime.

Kujtojmë që më 8 Tetor, një bombë shpërtheu në urën që lidh Krimenë me Rusinë dhe dyshohet se për këtë janë përgjegjës shërbimet sekrete ukrainase.

Video KËTU.