Putin: Ka kaluar koha kur gjithçka u vendos nga Rusia dhe SHBA-të

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se koha kur Rusia dhe Shtetet e Bashkuara vendosën për gjithçka është një e kaluar.

Ai shprehu gatishmërinë për të diskutuar çështje globale me vendet e tjera, nëse paraqitet nevoja.

Putini vuri në dukje se Kina dhe Gjermania po lëvizin drejt statusit të superfuqive për sa i përket ndikimit të tyre politik dhe ekonomik, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Përpara zgjedhjeve presidenciale të SHBA-ve, më 3 nëntor, Putini tha se shpresonte që administrata e re do të ishte e gatshme për një dialog mbi sigurinë dhe kontrollin e armëve bërthamore.

Presidenti rus u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Rusinë që të arrijë një zgjidhje për konfliktin në Nago-Karabak, ku, sipas Putinit, rreth 5,000 njerëz vdiqën.

“Ka shumë viktima, më shumë se 2,000 në secilën anë“, tha Putin.