Putin: Rusia duhet të rrisë popullsinë

0
173

Presidenti rus Vladimir Putin po përqendron kombin e tij në inkurajimin e rritjes së popullsisë.

Duke folur të mërkurën para zyrtarëve të lartë dhe ligjvënësve, Putini tha se autoritetet duhet të bëjnë më shumë për të inkurajuar lindjet dhe të mbështesin familjet e reja, njofton Klan Kosova.

Ai theksoi se të ardhurat e ulëta mbeten një pengesë kryesore për rritjen e popullsisë.

Popullsia e Rusisë aktualisht është rreth 147 milionë, shkruan AP.

Udhëheqësi rus tha se kombi aktualisht po përballet me pasojat e shkrirjes ekonomike post-sovjetike që rezultoi në një rënie të nivelit të lindjeve.

Putini premtoi se qeveria do të ofrojë subvencione shtesë për familjet që kanë fëmijë.